Koreja e Jugut nis stërvitjen detare

06/12/2010 17:05

Koreja e Jugut ka nisur një seri stërvitjesh të armatosura pavarësisht paralajmërimeve nga Veriu kundër kryerjes së tyre.

Stërvitjet po zhvillohen në brigjet lindore, perëndimore dhe jugore të Koresë së Jugut, ndërkohë që zona kufitare më e diskutuar është përjashtuar nga plani.

Stërvitja vjen dy javë pasi Koreja e Veriut goditi me predha ishullin e Jugut, si kundërpërgjigje ndaj disa manovrave ushtarake të Seulit.

Gjithashtu, qeveria e Penianit ka deklaruar se veprime të tilla mund të nxisin provokime që mund të shkojnë deri në zhvillimin e një lufte.

Ndërsa ministri i ri Jugor i Mbrojtjes, i caktuar pas sulmit në Jeonpjeong, tha se Seuli do të reagojë me sulme ajrore ndaj Veriut nëse sulmohet sërish.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA