Ministri për Kosovën në qeverinë serbe, Goran Bogdanovic ka përgënjeshtruar deklaratat se ai dhe bashkëpunëtorët e tij u kanë bërë thirrje serbëve të Kosovës që të dalin në zgjedhje.

“Asnjë nga bashkëpunëtorët e mi nuk merr pjesë në punët që do të shkonin në favor të institucioneve kosovare”, ka deklaruar Bogdanovic.

“Qeveria e Serbisë ka miratuar një qendrim unik dhe ka ftuar serbët e Kosovës që të mos dalin në zgjedhje”, ka theksuar ai.

Duke folur para Parlamentit serb, Bogdanovic ka shtuar se për pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në zgjedhjet e 12 dhjetorit nuk janë plotësuar kushtet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA