Bërthamoret, Irani në bisedime pas 1 viti

06/12/2010 16:55

Irani dhe fuqitë e mëdha botërore kanë nisur në Gjenevë të Zvicrës bisedimet lidhur me programin bërthamor të Teheranit.

Këto janë bisedimet e para të këtij niveli që zhvillohen pas më shumë se një viti, edhe pse analistët shprehen skeptikë mbi përfundimin e tyre.

Ditën e diel, Irani deklaroi se kishte shpërndarë brenda vendit sasinë e parë të uraniumit të pasuruar dhe se shkonte drejt bisedimeve “i fortë dhe i fuqishëm”.

Por fuqitë perëndimore druhen se Irani mund të përpiqet që të ndërtojë armë bërthamore, edhe pse thotë se programi i tij ka vetëm qëllime paqësore.

Zyrtari përgjegjës për cështjet bërthamore, Ali Akbar Salehi deklaroi për një televizion lokal se bisedimet zhvillohen për përfitimin e vendeve të tjera dhe jo të Iranit.

Top Channel