Assange: Obama të japë dorëheqjen

06/12/2010 11:30

Krijuesi i Wikileaks, Julian Assange thote se gjeopolitika do të ndahet, në atë të para dhe pas “skandalit te kabllogrameve”. (UPDATE)

Në një interviste përmes internetit me gazetën spanjolle “El Pais”, ai thote se orët e fundit për të kanë qenë të rënda, të lodhshme. Një mori kërcënimesh që vijne nga njerezit prane ushtarakeve amerikane, jo vetem kunder tij por ndaj avokateve dhe femijeve, por keta te fundit, sic thote ai “nuk dua t’i permend per te mos inkurajuar askend”.

Gjate kesaj interviste ai thote qe presidenti amerikan, Barak Obama duhet të jape doreheqjen.

“Ai duhet te pergjigjet nese ishte ne dijeni te ketij urdhri te paligjishem – thotë Assange.- Nëse ai nuk pranon apo ka fakte qe flasin per perfshirjen e tij, atehere, presidenti amerikan duhet te jape doreheqjen”.

Pyetjes nese ai do te dale ne publik dhe do te flase me autoritetet suedeze perfshire dhe prokuroret, themeluesi i Wikileaks nuk i jep nje pergjigje.Ai thote se organizata pavaresisht javes se veshtire, vazhdon te jete e forte dhe ka plot mbeshtetje ashtu sic ka dhe sulme ne forma te ndryshme, nje prej te cileve dhe ai elektronik.

‘Cable Gate’ apo ‘skandali i Kabllogrameve’, sipas tij, eshte rrjedhja me e madhe e informacionit te publikuar ndonjehere me 265 milione fjale.

“Eshte shume me domethenese se dokumentet e Pentagonit, – sic thote ai. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA