Në kuadër të fushatës elektorale, AKR ka njoftuar sot nënshkrimin e një marrëveshjeje përfaqësimi për emigrantët kosovarë që jetojnë në Gjermani.

Marrëveshja është nënshkruar nga nënkryetarja Mimoza Kusari Lila, e cila ka bërë të ditur se kjo parti synon të përfshijë edhe komunitetet kosovare në vendet e tjera të botës.

“Koalicioni i udhëhequr nga AKR-ja në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 12 dhjetorit synon ta fitojë pushtetin dhe në programin e saj parashikohet përfshirja e mërgatës kosovare në gjithë Evropën, SHBA dhe më gjerë”, ka deklaruar Lila.

Top Channel