“Continental”, fajtor për rrëzimin e “Concorde”

06/12/2010 16:35

Një gjykatë në Paris ka deklaruar se kompania Continental Airlines është “penalisht përgjegjëse” për rrëzimin e avionit të tipit “Concorde” 10 vjet më parë.

Për këtë arsye, kompania është gjobitur me 200 mijë euro, si dhe 1 milionë euro për operatorin e avionit “Air France”.

Një mekanik i “Continental”, John Taylor, është dënuar me 15 muaj burg lidhur me aksidentin.

“Continental” ka deklaruar se do ta apelojë vendimin, duke e cilësuar atë si “absurd” dhe që mbron interesat e palës franceze.

Ndërkohë, një tjetër operator ajror, Stanley Ford dhe tre zyrtarë francezë, u shpallën të pafajshëm.

Avioni “Concorde” mori flakë vetëm pak momente pasi u ngrit nga aeroporti “Charles de Gaulle” në korrik të vitit 2000 dhe më pas ra në tokë duke vrarë 113 persona.

Top Channel