Bogdanovic: Sa më shpejt bisedimet
04/12/2010 14:45
Ministri serb për Kosovën, Goran Bogdanovic ka deklaruar se Beogradi dëshiron të nisë sa më shpejt bisedimet me Prishtinën.
Sipas tij, përmes zgjidhjes së cështjes së statusit, pala serbe synon të arrijë pajtimin historik mes shqiptarëve dhe serbëve.
“Dihet që Beogradi dëshiron që bisedimet të fillojnë sa më shpejt dhe që të arrihet një kompromis i pajtimit historik mes serbëve dhe shqiptarëve”, ka pohuar Bogdanovic.
Ai është shprehur se bisedimet paraprake mund të nisin nga fundi i vitit, ndërsa ato për cështjet më serioze vitin e ardhshëm, pas formimit të qeverisë së re të Kosovës.
Top Channel