Trupat e KFOR-it, gjatë procesit zgjedhor të 12 dhjetorit, do të jenë të pranishme në disa zona të Kosovës që konsiderohen si problematike.

Lajmin e ka bërë të ditur komandanti i trupave ndërkombëtare, gjenerali Erhard Byhler, gjatë një vizite të zhvilluar sot në Skënderaj.

Në takimin me kryetarin e kësaj komune, Byhler është shprehur se KFOR, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe atë të EULEX ka hartuar një plan të posacëm veprimi.

Ai ka nënvizuar se bisedimet për këtë plan do të vazhdojnë, por ka theksuar se në vijën e parë për sigurinë e zgjedhjeve do të jetë vetë Policia e Kosovës.

“KFOR-i do t’i përqendrojë forcat në ato rajone që i konsideron të domosdoshme, por pa rënë në sy”, ka deklaruar Byhler.

Top Channel