Zgjedhjet në Kosovë do të ndiqen nga 5 mijë vëzhgues. Koalicioni joqeveritar Demokracia në Veprim bëri të ditur se do të mbulojë monitorimin në të gjithë vendin, ndërsa u shpreh se ka nisur tashmë edhe vëzhgimi i fushatës.
“Ne kemi angazhuar 70 vëzhgues të cilët sot janë në terren për të vëzhguar fushatën zgjedhore dhe 63 vëzhgues të tjerë të cilët do të mbikqyrin koston financiare të fushatës që do të zhvillohet gjatë kësaj periudhe, monitorimin e mediave, të shkruara dhe elektronike si dhe 5 mijë vëzhgues që do të monitorojnë procesin e ditës së votimit dhe atë të numërimit”, tha në një konferencë për shtyp, Ismet Kryeziu, përfaqësues i “Demokracia në Veprim”.
Gjatë konferencës kryeziu në emër të shoqatave joqeveritare u ka bërë thirrje partive politike të zhvillojnë një fushatë zgjedhore korrekte.
Top Channel