Todoric: Nëse serbët bashkohen, forcë e dytë politike

02/12/2010 13:20

Themeluesi i Qendrës për Politikë të Re dhe anëtari i Këshillit për politikë të jashtme të Ministrisë së Jashtme Serbe,Vladimir Todoric deklaron se nëse serbët e Kosovës dalin masivisht në zgjedhjet e 12 dhjetorit, atëherë mund të jenë forca e dytë politike në Kuvend.

“Serbët mund të jenë forcë e dytë politike dhe teorikisht mund të kishin edhe postin e presidentit të Kosovës, sikur të bashkoheshin”, ka thënë Todoric për gazetën “Blic”, të cilës i referohet Telegraf.

Fushatën zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, e kanë nisur edhe përfaqësuesit e partive politike serbe dhe iniciativave qytetare.

Top Channel