Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, në samitin e shtatë të OSBE-së, në Astana të Kazakistanit, ka tërhequr vemendjen se atmosfera e përgjithshme e sigurisë është më e ndërlikuar me shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Presidenti serb, sipas RTK-së, ka theksuar se Serbia është e përkushtuar në parimet themelore të OSBE-së, duke kërkuar që edhe më tutje ky mekanizëm ndërkombëtar në Kosovë të mbetet me status neutral, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Sipas Tadiçit, bota e ka pranuar faktin se dialogu është rruga më e mirë për arritjen e paqes në Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA