Serbi, Halimi kërkon përdorimin e shqipes
02/12/2010 19:00
Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Riza Halimi ka paraqitur një kërkesë për përdorimin e gjuhës shqipë në këtë institucion.
Halimi ia ka dorëzuar kërkesën e tij sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit, pasi ka marrë mbështetjen edhe të deputetëve që përfaqësojnë pakicën hungareze dhe atë boshnjake.
Deputetët në fjalë kanë kërkuar gjithashtu njëzëri që përdorimi i gjuhëve të dyta të parashikohet edhe në buxhetin shtetëror të vitit të ardhshëm.
Megjithatë, Halimi është shprehur i vetëdijshëm për vështirësitë që do të hasë kjo kërkesë, pasi sipas tij ende nuk janë krijuar kushtet për përkthime stimultane.
Top Channel