Mustafa: Filozofia e Rugovës, bazë për LDK-në
02/12/2010 15:30
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka deklaruar sot se filozofia politike e Ibrahim Rugovës do të shërbejë si bazë veprimi për këtë parti.
Deklaratën e tij Mustafa e bëri gjatë një vizite në varrin e presidentit të ndjerë të Kosovës, i cili do të bënte sot 66 vjec.
“Erdhëm këtu për të nderuar presidentin tonë, kryetarin e parë të LDK-së, i cili ia kushtoi tërë jetën lirisë, pavarësisë dhe demokracisë së Kosovës”, ka deklaruar Mustafa.
Ai është shprehur se vepra e Rugovës për ndërtimin e shtetit të Kosovës është një vepër shembullore, që do të ndiqet si tani, ashtu edhe në të ardhmen nga LDK.
Top Channel