Gjykata e Apelit në Maqedoni ka konfirmuar sot vendimin me burgim të përjetshëm ndaj tre shqiptarëve, të akuzuar për vrasjen e një agjenti policie në vitin 2008.

Sipas raportimeve të mediave maqedonase, Apeli ka miratuar vendimin e Shkallës së Parë për Rexhail Qerimin, 41 vjec, Agim Islamin, 27 dhe Ramadan Shaqirin 21 vjec.

Këta persona dy vjet më parë sulmuan me armë zjarri një njësi policore pranë Fakultetit të Matematikës në Shkup, ku si pasojë një agjent gjeti vdekjen dhe dy të tjerë u plagosën.

Familjarët e të dënuarve kundërshtuan vendimin, duke e cilësuar atë si një padrejtësi të drejtësisë maqedonase. Edhe avokatët e tyre pretenduan për pafajësinë e klientëve.

Top Channel