Autoritetet policore greke kanë ndërmarrë një superoperacion kundër trafikut të qënieve njerëzore në shtetin helen, që është mbyllur me arrestimin e 177 personave.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ballkanase, sipas të cilave rrjeti i organizuar kriminal trafikonte femra, kryesisht nga Rusia drejt Greqisë.

Sipas burimeve, arrestimi i trafikantëve, kryesisht rusë dhe grekë, u bë përmes një bashkëpunimi të ngushtë me policinë ruse.

Burimet raportojnë më tej se 17 personga nga grupi i të arrestuarve, 15 prej të cilëve janë shtetas grekë, do të dalin së shpejti para gjykatës.

Top Channel