Në ditën kur ka nisur fushata elektorale në Kosovë për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 12 dhjetorit, anëtarët e Partisë Fryma e Re shpalosën në Top Show idetë dhe ndryshimet që i duhen, sipas tyre, politikës së Kosovës.

Ilir Deda dhe Qendrim Gashi folën për programin e partisë së tyre dhe për ambiciet në zgjedhjet e 12 dhjetorit. Ata u shprehën se Fryma e Re është kundër politikës së vjetër dhe bazat e saj i ka tek puna në ekip e jo tek liderët, sikundër “politika e vjetër”.

Përsa i përket opinioneve se FER është në një farë mënyre konkurente e drejpërdrejtë e “Vetëvendosjes” në Kosovë, Qendrim Gashi tha se Fryma e Re nuk ka rivale “Vetëvendosjen”, por politikën e vjetër, që sipas tyre nuk po bën sa duhet për Kosovën dhe popullin e saj.

Anëtarët e FER folën edhe për ekonominë e vendit e cila sipas tyre në 2010 krijoi 42 mijë vende pune më pak si pasojë e keq administrimit dhe se sjellja e autoriteteve ndaj investitorëve të huaj solli humbjen e të paktën 25 mijë vendeve të reja pune.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA