Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit nuk do të ndërhyjë gjatë procesit elektoral në Kosovë, thonë burime nga ky mision per nje te perditshme ne Prishtine.

Sipas gazetes ‘Zëri’, fjala është për disa personalitete politike të larta ne disa parti qe jane ne gare per  zgjedhjet e 12 dhjetorit dhe ndaj të cilave po zhvillohen hetime nga ana e EULEX-it.Misioni nuk pritet të ndërmarrë veprime si arrestime, ngritje aktakuzash apo forma të tjera ndaj këtyre zyrtarëve gjatë ditëve të fushatës dhe se për një “paqe” të tillë, thuhet se ka një “marrëveshje” xhentëlmene edhe me kreret  e institucioneve të vendit.

Të njëjtat burime thonë se “paqja e lidhur” gjatë fushatës, nuk nënkupton amnisti dhe falje për këta persona, por një shtyrje e masave që mund të ndërmerreshinn këto ditë ndaj tyre. Kjo per shkak te reflektimeve qe sjell si ne raportet Kosove- EULEX nje zhvillim i tille ashtu edhe efektit qe mund te krijoje para opinionit. Sipas gazetes “Zëri” e cila citon burime brenda EULEX-it,  faza goditese per disa nga politikanet kosovare qe jane nen hetime do te jete pas zgjedhjeve.  
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA