Dita ndërkombëtare kundër sëmundjes HIV/AIDS e gjen Kosovën me rreth 80 persona të infektuar gjashtë më shumë se dy vite më parë.
Megjithëse numri i të infektuarve është më i ulëti në rajon, rreziku nga infektimi vazhdon të jetë shqetësues. Mosha më e prekur besohet të jetë nga 30-40 vjeç, ndërkohë çdo vit në vend, së paku 1 person diagnostikohet me virusin HIV.
Për të informuar të rinjtë lidhur me pasojat e kësaj sëmundje në Prishtinë u mbajtën shumë aktivitete. Njëra nga to, edhe shfaqja e shumë filmave të shkurtër që kanë për qëllim sensibilizimin e popullatës. Në mesin e shumë personaliteteve të shoqërisë civile ishte edhe shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zanier.
Sipas të dhënave në kliniken infektive, numri i të interesuarve për testin e virusit HIV arrin deri në 30 persona në muaj. Problemi kryesor për pacientët mbetet sigurimi i ilaçeve.
Rasti i parë që ishte identifikuar me këtë virus ishte shënuar në vitin 1986. Nga ajo kohë, numri i të infektuarve ka arritur në 80 persona. Ndërkohë, vite me parë nga ky virus ka vdekur edhe një fëmijë 13 vjeç.
Top Channel