Shefi i misionit evropian për rendin dhe ligjin, Xavier Bout de Marnhac ka deklaruar se EULEX gjatë zgjedhjeve do të ndërhyjë vetëm nëse cënohet rendi.

Në një intervistë për BBC, De Marnhac është shprehur se qëllimi i misionit të drejtuar prej tij është lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Roli i EULEX do të jetë në mbështetje dhe aftësimin e institucioneve të Kosovës që luftojnë këto fenomente”, ka pohuar De Marnhac.

Ai ka shtuar më tej se EULEX nuk i ka ndalur kurrë hetimet mbi zyrtarët e dyshuar për korrupsion, por ka theksuar se rezultatet e tyre do të shihen në të ardhmen.

Top Channel