Lidhja Demokratike e Kosovës ka filluar fushatën elektorale në Prishtinë, duke premtuar para simpatizantëve të partisë një jetë më të mirë për qytetarët.

Kryetari Isa Mustafa ka premtuar se ai si kryeministër do të rrisë buxhetin e Kosovës dhe se nuk do të ketë shpenzime të kota të parave publike.

Duke ironizuar premtimet e kryeministrit Thaci, Mustafa ka theksuar se nuk do të bëjë premtime të kota për rritjen e pagave.

Po ashtu, Mustafa është shprehur se gjatë qeverisjes së tij nuk do të themelojë universitete në cdo cep të Kosovës, por do të punojë për cilësi më të mirë të arsimit.

Mustafa ka shtuar se, nëse qytetarët ia besojnë votën LDK-së, qeveria e ardhshme do të ketë një numër më të vogël ministrish dhe një efikasitet më të madh në punë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA