Google synon filmat e Miramax në Youtube

24/11/2010 20:30

Google synon të çojë filmat e Miramax në YouTube në mënyrë që të ketë më shumë mjete për të konkurruar me Netflix, Apple e Hulu.

Mountain View ka filluar tashmë bisedimet, sipas Wall Street Journal, duke iu referuar disa burimeve.

Blerja e të drejtave të disa filmave ose të gjithë filmave të Miramax do t’i jepte “YouTube”-it një shtytje të fortë.

Përfitime do të ketë edhe Google TV, që i jep mundësinë telespektatorëve të shikojnë video në YouTube në televizorët e shtëpisë.

Top Channel