SIDA, pilulë që nuk lejon ngjitjen
23/11/2010 17:00
Një hap përpara në kërkimet për të parandaluar SIDA-n. Shkencëtarët kanë krijuar një pilulë për trajtimin e HIV-it që duket se ka funksionuar edhe në parandalimin e rreziqeve të përhapjes së infeksionit.
Një studim i “Iprex”, rezultatet e të cilit janë publikuar sot në “New England Journal of Medicine”, parandalon rrezikun e ngjitjes së sëmundjes nga persona hiv-negativ dhe me rrezik të lartë përhapjeje.
Në veçanti, studimi “Iprex” ka treguar se përdorimi i përditshëm i një pilule të quajtur “Truvada” mund të kontribuojë në uljen e rrezikut të të infektuarit nga HIV.
Kërkimi ka përfshirë 2499 pjesëmarrës që vinin nga Peruja, Ekuadori, Brazili, SHBA-të, Afrika e Jugut dhe Tajlanda.
Top Channel