Lufta në Ukrainë/ Kievi dhe Moska drejt raundit të dytë të bisedimeve ballë për ballë, SHBA flet për hap të madh përpara
Policia në tre vende të BE ka arrestuar 10 ekstremistë islamike lidhur me një komplot terrorist për të sulmuar Belgjikën.
Lajmin e kanë bërë të ditur prokurorët belgë, sipas të cilëve arrestimet u kryen në Belgjikë, Holandë dhe Gjermani, pas një hetimi 1-vjecar të kryer në Antuerp.
Sipas hetuesve, grupi ndërkombëtar xhihadist po planifikonte një sulm ndaj një objektivi të pacaktuar në Belgjikë.
Hetimet zbuluan gjithashtu mbështetjen financiare që grupi në fjalë i bënte një grupi militantësh cecenë.
10 të dyshuarit u arrestuan sot në një seri operacionesh që u kryen në të njëjtën kohë, ka deklaruar një zëdhënës i prokurorisë belge.
Ndërkohë, televizionet lokale treguan pamjet e policëve të armatosur deri në dhëmbë që kryenin operacionin në Antuerp, duke arrestuar dy persona.
Top Channel