
Cfarë duhet të hamë në darkë për të favorizuar ose për të mos penguar gjumin?
Eshtë një pyetje që shpesh e bëjnë njerëzit që bëjnë gjumë të trazuar apo që nuk arrijnë që të mbyllin sy gjatë natës.
Disa këshilla tashmë janë bërë të ditura dhe pjesa më e madhe e njerëzve i dijnë: Mos hani cokollata, mos pini Coca Cola apo ushqime të tjera që zgjojnë organizmin. Por ndryshe nga sa thuhet edhe një gotë qumësht para gjumit nuk këshillohet të konsumohet, pasi nuk ndihmon bërjen e një gjumi të mirë.
Përgjithësisht në darkë duhet konsumuar një vakt i lehtë. Tretja e ushqimeve të rënda mund t’ju sjellë probleme. Më mirë hani fruta dhe zarzavate që janë me pak kalori.
Po ashtu kujdes me përdorimin e alkoolit, sepse fillimisht kjo substancë krijon ndjesinë e gjumit, por më pas alkooli metabolizohet dhe në atë moment vijnë efetekt negative në stomak.
Nuk këshillohen edhe pijet me zero sheqer, pasi sidoqoftë edhe ato kanë kalori. Në përfundim, kush ka probleme me pagjumësinë duhet të drejtohet te specialisti për të marrë kurimin e duhur.
Top Channel