Zelandë e Re, asnjë sinjal nga minatorët

20/11/2010 08:00

Testet e kryera në minierën e Zelandës së Re ku 29 minatorë konsiderohen të humbur, nuk kanë treguar ende nëse është e sigurtë për skuadrat e shpëtimit të hynë në të dhe të zhvillojnë kërkimet.

Drejtori i minierës deklaron se mbetet optimist se minatorët do të gjënden të gjallë dhe se ekipet e specializuara do të hynë në minierë sapo t’u jepet drita jeshile.

Kryeministri i Zelandës së Re, John Key ka deklaruar se nxjerrja e minatorëve nga miniera e Lumit Pajk mbetet prioriteti numër një i tij.

Nuk ka pasur asnjë kontakt me 29 minatorët, që kur ata u bllokuan ditën e premte. Kryetari i bashkisë së Grejmauthit, qytet pranë minierës, tha se për familjet e minatorëve të humbur 24 orët e ardhshme do të jenë të vështira.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA