SHBA, killeri online vetëshpallet i pafajshëm

20/11/2010 08:55

Një infermier amerikan, i akuzuar se u bënte thirrje njerëzve që takonte online të kryenin vetëvrasje, është vetëshpallur i pafajshëm.

William Melchert Dinkel akuzohet në lidhje me vdekjet e britanikut Mark Drybrough dhe kanadezes Nadia Kajouji.

Prokurorët thonë se ai është shtirur si një infermiere femër dhe u ka këshilluar atyre në chat dhe email se si t’i japin fund jetës, duke u vetëvarur.

Ndërsa avokati i tij bëri të ditur se vetë Dinkel do të mbajë një fjalim vetëmbrojtës. Në gjykatën e Minesotës, Dinkel u vetëshpall i pafajshëm dhe kërkoi një gjyq me juri.

Por prokurorët thonë se ai përdori pseudonime të tipit “Cami”, “Falcon Girl” dhe “Li Dao”, dhe u shtir sikur ndjente mëshirë për njerëzit që në chat tregonin se mendonin të bënin vetëvrasje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA