Rusia liron mercenarin izraelit

20/11/2010 02:00

Rusia la të lirë një mercenar izraelit i cili kërkohej nga autoritetet kolumbiane për rolin e tij në stërvitjen e guerilasve dhe të grupeve të narkotrafikut nga vitet 1980-1990.

Yair Klein, një ish-ushtarak izraelit është dënuar në mungesë me 10 vjet burg nga Kolumbia. Ai u arrestua në vitin 2007 në Rusi dhe Moska zyrtare ra dakort që ta ekstradonte atë për në Kolumbi. Por vendimi i autoriteteve ruse u kundërshtua nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut nën argumentimin se Klein mund të keqtrajtohej në Kolumbi.  

Sipas agjencisë së lajmeve, Interfax, Klein tashmë ndodhet rrugës për në Izrael.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA