Kinë, peshkopi i ri pa “bekimin” e Vatikanit

20/11/2010 10:00

Kisha patriotike kineze ka emëruar një peshkop të ri që nuk ka pasur miratimin e Selisë së Shenjtë.

Iniciativa në fjalë shihet si një shkëndijë që pritet të rëndojë mbi procesin e vështirë të uljes së tensioneve mes Vatikanit dhe Pekinit.

Sipas agjencisë së lajmeve “Asianews”, tre peshkopë që janë në harmoni me Papa Benediktin XVI, janë detyruar nga autoritetet të marrin pjesë në ceremoni.

Kjo e fundit po zhvillohet në Cengde, në veri të Kinës, saktëson më tej agjencia “Asianews”, e njohur ndryshe si agjencia e misionerëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA