Lufta në Ukrainë/ Kievi dhe Moska drejt raundit të dytë të bisedimeve ballë për ballë, SHBA flet për hap të madh përpara
Qeveria irlandeze do të mbajë një mbledhje të posacme këtë fundjavë për të finalizuar planin e saj 4-vjecar për të shkurtuar deficitin buxhetor.
Takimi do të zhvillohet ditën e diel, ndërsa detajet e tij do të publikohen të martën, bën të ditur BBC.
Ndërkohë, bisedimet mes Dublinit dhe Bashkimit Evropian, Bankës Qendrore Evropiane dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar janë në vazhdim e sipër.
Republika po negocion afatet e një huaje prej disa dhjetra miliardë paundësh për të garantuar financat e saj publike.
Sipas BBC, janë dy pikat kyce në të cilat po bazohen bisedimet: 1) situata e brishtë fiskale e vendit, që e ka cuar deficitin buxhetor në 32% të GDP-së;
2) si të rimëkëmbet sektori i dobësuar bankar i vendit që ka mbetur jashtë tregjeve ndërkombëtare.
Top Channel