E qeshura me gojë hapur është ngjitëse

20/11/2010 21:50

Me dhëmbë të shtrënguar nuk është ngjitëse, por me gojë hapur është befasuese: e qeshura mund të nxisë buzëqeshjen vetëm nëse është “e lirë”.

Një gojë e mbyllur që nxjerrë të qeshura “të ndrydhura” ngjallë në fakt ndjenja më pak të mira.

Përfundimin e ka nxjerrë një studim i kryer nga Georgia State University, në Atlanta.

Sipas kërkimit, njeriu që në moshë të re mëson të shoqërojë të qeshurat me eksperiencat e tij më pozitive dhe për t’u ndjerë më i lumtur është e mjaftueshme ta ndjejë atë tingull.

Top Channel