Bashkëpunimi BE-NATO, Turqia i jep “ok”

20/11/2010 01:35

Në ditën e parë të tij samiti i NATO-s në Lisbonë regjistroi edhe një vendim të cilësuar si i kënaqshëm i Turqisë, e cila i ka hapur rrugën avancimit të bashkëpunimit mes Aleancës dhe Bashkimit Europian.

Turqia ka shprehur vullnetin për të mos dalë kundër një bashkëpunimi të ri mes Bashkimit Europian dhe NATO-s, përveç marrëveshjeve dhe bashkëpunimit ushtarak të paracaktuar në akorde të mëparshme.

Zëra diplomatikë nga samiti pohuan se në këmbim të mos vendosjes së vetos Turqia mund të përfitojë anëtarësimin në Agjencinë Mbrojtëse Europiane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA