Lufta në Ukrainë/ Kievi dhe Moska drejt raundit të dytë të bisedimeve ballë për ballë, SHBA flet për hap të madh përpara
27 minatorë rezultojnë të zhdukur pas një shpërthimi në një minierë të vjetër në Zelandën e Re.
Shpërthimi tronditi minierën Pike River Coal, rreth 50 kilometra në veri-lindje të Grejmauthit, në Ishullin Jugor të vendit.
Policia është vënë në dijeni për ngjarjen rreth orës 03:30, me orën tonë, ka bërë të ditur kryetari i bashkisë së Grejmauthit, Tony Kokshoorn. Skuadrat e shpëtimit e cilësojnë atë si një ngjarje serioze.
“Ne shpresojmë që të mos jetë e rëndë, por druhemi se situata nuk është e mirë”, ka deklaruar Kokshoorn.
“Ne nuk e dimë se në cfarë thellësie është regjistruar shpërthimi, por jemi të sigurt se ai ka qenë i fortë. Me pak fat gjërat mund të shkojnë mirë, por atje janë 25 deri në 30 minatorë”, ka shtuar ai.
Top Channel