Obama: Nuk do ta lëmë vetëm Afganistanin
19/11/2010 14:30
Edhe pasi të jetë mbyllur faza e tranzicionit, me kalimin e përgjegjësive ushtarake tek autoritetet afgane, vendi nuk do të braktiset.
Deklarata është bërë nga presidenti amerikan Barack Obama, pak orë para nisjes së punimeve të samitit të NATO-s në Lisbonë.
“Do të harmonizojmë mbështetjen tonë për të kaluar periudhën e tranzicionit dhe për të arritur objektivin e presidentit Karzai brenda vitit 2014”, ka pohuar Obama.
Në të njëjtën linjë është shprehur edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, i cili e vlerësoi si “realiste” tërheqjen brenda vitit 2014.
Top Channel