NATO: “Mburojë” për gjithë vendet e Aleancës

19/11/2010 22:50

Në sesionin e parë të samitit të Lisbonës, liderët e NATO-s ranë dakort për ndërtimin e një sistemi mbrojtës anti-raketë që do të mbulojë të gjitha vendet anëtare të Aleancës.

Presidenti amerikan, Barak Obama tha se sistemi duhet të ndërtohet në mënyrë të tillë që të mbulojë vendet anëtare të NATO-s në Europë dhe në Amerikën e Veriut.

Samiti do të vazhdojë punën edhe ditën e shtunë ku pritet të diskutohet lufta në Afganistan dhe shqyrtimin e mundësive për përfundimin e saj në vitin 2014.

Ndërkohë, sipas burimeve diplomatike aleatët e NATO-s kanë rënë dakort mbi “konceptin strategjik”, që prietet të rimodelojë Aleancën në përputhje me sfidat e sigurisë të shekullit të 21.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA