Meksikë, ushtria vret 11 narkotrafikantë

19/11/2010 18:10

Ushtria meksikane ka vrarë 11 të dyshuar si anëtarë të kartelit të narkotrafikantëve të “Zetas” gjatë një shkëmbimi zjarri në Nueva Ciudad Guerrero, në shtetin e Tamaulipas, pranë kufirit me Teksasin.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri meksikan i Mbrojtjes duke sqaruar se një patrullë ishte qëlluar me armë zjarrin në qytetin ku ishte sinjalizuar prezenca e njerëzve të armatosur.

Dy persona të tjerë janë arrestuar dhe kanë pohuar se i përkisin kësaj organizate.

Top Channel