Meksikë, në ankand sendet e trafikantëve

19/11/2010 12:20

Autoritetet meksikane po zhvillojnë një ankand me mijëra sende luksoze, që variojnë nga unaza dore e deri tek avionë privatë.

Objektet më të shtrenjta në ankandin që po zhvillohet në Qytetin e Meksikos janë një orë dore me vlerë 300 mijë dollarë dhe një unazë me diamantë që vlen 70 mijë paund.

Shumica e objekteve u janë sekuestruar trafikantëve të drogës, ndërsa pjesa tjetër janë ndaluar në dogana për shkak të shkeljes së rregullave të importit.

Ankandi, i ndarë në 590 faza, synon të shesë rreth 12 milionë objekte. Mes sendeve të para që janë shitur ka qenë një sahat me ar i tipit “Piaget”, që ka kushtuar rreth 44 mijë paund.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA