Haiti, vazhdojnë protestat anti-OKB

19/11/2010 04:30

Përshkallëzohen edhe më tej protestat në Haiti teksa qindra banorë akuzojnë trupat paqeruajtëse të OKB-së si përgjegjëse për përhapjen e epidemisë së kolerës në vend.

Në kryeqytetin vendas Port au Prince mijëra persona u përplasën me policinë dhe me vetë kaskat blu, gjithësesi nuk u raportuan viktima nga këto përplasje.

Ndërkohë nga ana e saj, zyra e OKB-së në Haiti deklaroi se nuk ka prova të cilat të vërtetojnë se epidemia e kolerës në vend është e importuar nga trupat paqeruajtëse ndërkombëtare.

Numri i viktimave të kolerës në Haiti ka shkuar në mbi 1100 viktima, ndërkohë që rastet e para u regjistruan edhe në Republikën Domenikane.

Top Channel