Lufta në Ukrainë/ Kievi dhe Moska drejt raundit të dytë të bisedimeve ballë për ballë, SHBA flet për hap të madh përpara
Një raketë me rreze të gjatë veprimi është qëlluar nga Gaza drejt Izraelit. Lajmin e ka bërë të ditur ushtria izraelite. Raketa ra pranë qytetit të Ofakimit, për fat të mirë pa shkaktuar viktima.
Sulmi me një raketë të tipit “Grad” ështe i pari i këtij lloji që kryhet pas shumë muajsh.
Ushtarakët izraelitë kanë deklaruar gjithashtu se një tjetër raketë, e tipit “Kasam” dhe katër mortaja u qëlluan nga Gaza ditën e djeshme.
Ndërkohë, një sulm i forcave ajrore izraelite i kryer të mërkurën vrau dy anëtarë të Ushtrisë së Islamit, një grup militantësh palestinezë.
Raketa e tipit “Grad”, e cila ka një projektim sovietik, ka një rreze veprimi prej 40 kilometrash, pothuajse dyfishi i distancës që mund të përshkojnë raketat “Kasam”, që përdoren kryesisht nga militantët palestinezë në Gaza.
Top Channel