Në një gjimnaz në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është zhvilluar gara më e keqe e vrapimit me pengesa.

Një grup nxënësesh amerikane kanë treguar pavarësisht performancës së dobët në garë, se kishin si qëllim arritjen e finishit.

Pesë vajzat sfiduan njëra-tjetrën në pistën e 100 metrave duke treguar kurajo dhe sidomos kokëfortësi. Njëra rrëzohet menjëherë pas nisjes duke u përplasur në tokë brutalisht. Megjithatë cohet për të vijuar garën. Po kështu ndodh edhe me shoqet e saj. Ato garojnë, pengohen, rrëzohen, cohen sërish dhe vrapojnë drejt finishit edhe pse dëmtohen keqas në gjunjë.

Si përfundim gara shkon në 39 sekonda, vite dritë larg rekordit në këtë disiplinë, e megjithatë vajzat meritojnë medaljen e këmbënguljes.

Videoja e kësaj gare është publikuar në rrjet dhe ka patur sukses të madh javët e fundit.

Top Channel