
Përfaqësuesi ligjor i Julian Assange, themeluesit të Wikileaks, faqja e internetit që tronditi Pentagonin me publikimin e dosjeve sekrete të luftës në Afganistan dhe Irak, deklaroi se klienti i tij nuk iu arratis autoriteteve suedeze, por ndodhej në Londër.
Avokati Mark Stephens tha se klienti i tij do të apelojë çështjen në lidhje me akuzat e ngritura nga drejtësia suedeze për përdhunim. Stephen shtoi më tej se Assange ndodhet gjithmonë në lëvizje, dhe se është mjaft i rezervuar në lidhje me bërjen publike të destinacionit të tij, por nuk është arratisur.
Ndaj themeluesit të Wikileaks ekziston një mandat arresti ndërkombëtar i lëshuar nga drejtësia suedeze nën akuzën e përdhunimit. Autoritetet suedeze e akuzuan Assange për arratisje. Hackeri australian udhëtoi në Suedi ku kishte si synim vendosjen e disa serverave për faqen e tij të internetit, por autortetet vendase ia refuzuan lejen e qendrimit.
Top Channel