Afganistan, SHBA nxjerrin tanket në fushë

19/11/2010 11:55

Shtetet e Bashkuara do të vendosin tanke në Afganistan, për herë të parë që kur filloi lufta nëntë vjet më parë.

Lajmin e bën të ditur gazeta prestigjoze amerikane “Washington Post”, e cila citon burime pranë Departamentit të Mbrojtjes.

Sipas gazetës, vendosja e tankeve në juglindje të vendit u autorizua muajin e kaluar nga Pentagoni.

Tanket do t’u mundësojnë trupave të vendosura në fushë që të godasin talebanët nga një distancë më e madhe dhe me më shumë efikasitet se mjetet e tjera.

Lufta në Afganistan ka marrë përmasa të frikshme dhe vetë krerët e trupave ndërkombëtare që veprojnë atje shprehen skeptikë për arritjen e paqes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA