“Write-in”, Lisa Murkowski Senatore e Alaskës

18/11/2010 03:05

Lisa Murkowski u shpall fituese në garën për Senator të Alaskës kur kanë kaluar më shumë se dy javë nga mbajtja e zgjedhjeve.

Murkowski është në avantazh prej 10 mijë votash nga kandidati i Tea Party, kur kanë mbetur më pak se 700 vota për t’u numëruar.

Ajo në muajin gusht humbi garën brenda Partisë Republikane për të dalë kandidate në zgjedhjet për senator, por gjatë mbajtjes së zgjedhjeve më 2 nëntor u bëri thirrje përkrahesve të shkruanin emrin e saj në fletën e votimit, duke u bërë kështu kandidatja e parë që zgjidhet në këtë mënyrë që nga viti 1954.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA