Wikileaks: Assange po persekutohet

18/11/2010 16:35

Themeluesi i faqes së diskutueshme të internetit, Wikileaks, Julian Assange ka reaguar pas vendimit të prokurorisë suedeze për të lëshuar një urdhërarrest ndaj tij.

“Kërkesa për arrestim të bërë nga prokurorja suedeze Marianne Ny është një abuzim me detyrën dhe ka si qëllim persekutimin e Assange”, ka deklaruar përfaqësuesi i Assange, Mark Stephens.

Mesazhi reagues është bërë përmes një komunikate zyrtare të publikuar në rrjetin social Twitter nga vetë Wikileaks.

Ndërkohë, avokati i Assange ka deklaruar se, kërkesa për arrestim nga prokuroria suedeze është e ekzagjeruar dhe ka kaluar të gjithë kufijtë.

Assange akuzohet nga prokuroria suedeze për dhunim dhe ngacmime seksuale, por ai thotë se ky është një skenar i nxitur nga autoritetet amerikane, pas publikimit të dokumenteve sekrete mbi luftën në Afganistan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA