Somali, të paktën 50 të vdekur në luftime

18/11/2010 12:55

Është të paktën 50 të vdekur bilanci i luftimeve në dy sulme të ndryshme të guerrilasve që kanë ndodhur në ditët e fundit në rajonin qendror të Somalisë dhe kryeqytetit Mogadishu.

Më shumë se 20 militantë kanë mbetur të vrarë në përplasjen mes rebelëve filo-qeveritar Ahlu Sunna dhe integralistëve al Shabaab në qendër të vendit.

Paralelisht burime të tjera dhune kanë shpërthyer në Mogadishu, gjatë përleshjeve mes militantëve al Shabaab të lidhur me al Kaedën dhe paqeruajtësve të Bashkimit Afrikan.

Top Channel