Përmirësohen marrëdhëniet Venezuelë-Kolumbi

18/11/2010 03:45

Venezuela vendosi deportimin e 3 të dyshuarve si rebelë të ekstremit të majtë të cilët prej vitesh strehoheshin në Karakas.

Kolumbia pretendon se një prej tyre i përket grupit guerrilas të FARC-ut ndërsa dy të tjerët ELN, një grup tjetër i armatosur jo aq i fuqishëm sa FARC dhe që vepron në disa rajone të vendit.

Deportimi i 3 të dyshuarve shihet nga analistët ndërkombëtarë si përmirësim i marrëdhënieve mes dy fqinjëve dhe vjen pas vendimit të Bogotas për ekstradimin e një personi të dyshuar si trafikant droge drejt Venezuelës, duke refuzuar kërkesën amerikane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA