Pako e dyshimtë në avionin gjerman

18/11/2010 16:15

Një pako e dyshimtë që mbante një detonator, bateri dhe një kohëmatës është gjetur në një valixhe që po transportohej në një avion që do fluturonte nga Namibia në Gjermani.

Lajmin e ka bërë të ditur policia gjermane, sipas të cilës canta u zbulua para se të ngarkohej në avionin që do të nisej për në qytetin e Mynihut.

Për pasojë, fluturimi u anulua për disa orë, por më pas avioni u nis dhe u ul i sigurt në aeroportin e qytetit gjerman në orët e mëngjesit.

Ditën e mërkurë autoritetet gjermane rritën masat e sigurisë pas informacioneve të shërbimeve sekrete për planifikimin e akteve terroriste në vend. Megjithatë, ende nuk dihet nëse valixhja e zbuluar ishte pjesë e këtij sulmi të përgatitur.

Policia federale gjermane do të dërgojë një grup ekspertësh në kryeqytetin e Namibisë, Uindhoek, për të ekzaminuar pakon e gjetur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA