Nigeri, lirohen 19 pengje

18/11/2010 04:35

Ushtria nigeriane arriti të lirojë 19 pengje të cilat mbaheshin prej më shumë se një muaji nga rebelët e armatosur që veprojnë në deltën e lumit Niger.

Mes të liruarve 9 ishin të huaj, 2 amerikanë, 2 francezë dhe një indonezian, 8 ishin nigerianë dhe 4 persona ende të paidentifikuar.

Që të gjithë personat e rrëmbyer ishin punonjës të një kompanië naftënxjerrëse që vepron në zonën e deltës së Nigerit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA