Kremlini: Bout nuk fsheh sekrete ushtarake

18/11/2010 17:00

Zyra e Kremlinit ka reaguar pas ekstradimit në SHBA të trafikantit rus të armëve Viktor Bout, duke dalë në mbrojtje të tij.

“Bout nuk fsheh asnjë sekret ushtarak”, ka deklaruar Serghei Prikhodko, këshilltar për cështjet ndërkombëtare pranë Kremlinit.

Megjithatë, zyrtari ka nënvizuar se është në interesin e vetë Moskës që hetimi të kryhet dhe që Bout t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve që do t’i bëjnë hetuesit amerikanë.

Aktualisht Bout, i njohur ndryshe si “tregtari i vdekjes”, ndodhet në një burg të sigurisë së lartë në Nju Jork.

Me të mbërritur në Shtetet e Bashkuara ai deklaroi se është i pafajshëm dhe hodhi poshtë akuzat për terrorizëm të ngritura ndaj tij.

Bout u arrestua në vitin 2007 në Tajlandë, nga disa agjentë amerikanë që shtireshin si ndërmjetës të guerrilasve kolumbianë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA