Irlanda: Kriza, pasojë e sulmeve ndaj euros

18/11/2010 01:35

Ministri irlandez i financave, Brian Lenihan e justifikoi krizën në të cilën ndodhen financat e vendit të tij si pasojë e “sulmeve” ndaj monëdhës euro.

Në deklaratën e tij të parë pas publikimit prej BE-së dhe FMN-së të dërgimit të një misioni që do të vëzhgojë nga afër situatën në Dublin, Lenihan tha se aktualisht bankat në vendin e tij nuk kanë probleme me fondet, por është e nevojshme një paketë ndihme, siç tha ai, për të parandaluar përkeqësimin e situatës.

Gjatë një interviste radiofonike, Lenihan siguroi irlandezët se depozitat e tyre bankare janë të sigurta dhe hodhi poshte sulmet e opozitës se po dorëzon sovranitetin ekonomik të vendit në duart të huaja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA