Iran, testohet sistemi i mbrojtjes ajrore
18/11/2010 13:35
Ushtria iraniane ka testuar me sukses një sistem raketor të mbrojtjes me rreze të mesme të prodhuar në vend.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat lokale, duke shpjeguar se testi është realizuar në kuadër të një stërvitjeje ushtarake, më e madhja e bërë ndonjëherë, e filluar të martën dhe që do të zgjasë pesë ditë.
Bëhet fjalë për një sistem modern tërësisht dixhital, i cilësuar Mersad, i hedhur nga një avion pa pilot në gjendje të zbulojë avion të tjerë në kuotë të ulët.
Top Channel